Harry Styles e ka lënë pas historinë me Emily Ratajkowski, teksa duket se ka nisur një lidhje të re me modelen e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel.
Harry ka pasur eksperienca me Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Fowler apo edhe Camille Rowe, duke mos harruar edhe historinë me Taylor Swift apo Olivia Wilde, ndërkohë që mendohet se romanca me Candice ka nisur plot 6 vite më parë.

Candice është takuar me Styles, kur ky i fundit performoi në një sfilatë në Shanghai, ndërkohë që tani modelja afirkano-jugore duket se i ka dhënë një tjetër shans marrëdhënies me këngëtarin.



