Saturday, March 7, 2026
spot_img

Latest Posts

Nga humbja e babait, te martesa me Kiara Titon, Luiz Ejlli rrëfen në podcastin me Edi Ramën planet për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një podcast të veçante me fituesin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci dhe këngëtarin Luiz Ejlli, i cili fitoi Big Brother Vip Albania.

Gjatë bisedës në podcastin “Flasim”, Luiz Ejlli ka rrëfyer para kryeministrit Rama momentet e trishta të ndarjes nga jeta të babait, përjetimet brenda BBVip, po ashtu dhe planet për të ardhmen.

Këngëtari ka treguar se do vazhdojë të merret me muzikë, por gjithashtu do jetë pjesë e filmave dhe serialeve televizive.

“Unë do vazhdoj ëndrrën që m’u ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor. Janë bërë. skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet”, theksoi Luiz Ejlli.

Po ashtu ai i është përgjigjur pyetjeve me spec për martesën me Kiara Titon, teksa ka rrëfyer se gjithçka ishte reale dhe jo pjesë e spektaklit.

Biseda mes Edi Ramës-Benet Becit dhe Luiz Ejllit

Kryeministri Edi Rama:. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk  e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që  rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them  hë, si je  – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte  shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një  përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luis Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.

Kryeministri Edi Rama: Ke qenë aty?

Luis Ejlli: Jam pagëzuar aty.

Kryeministri Edi Rama: Edhe shkojmë atje, ishte një kështu si, gjithë që dukeshin si hije që mblidheshin. Kishte ca rreth e rrotull nga ata me pardesy që ishin të sigurimit atëherë, që dukeshin nga larg që i përkisnin atij rrjeti. Dhe më ka mbetur në sy një moment kur Dom Simoni del aty dhe fillon të flasë dhe hapet një copë në qiell po ishte.. nuk ishte qiell me re, ishte ajo grija totale, dhe hapet një copë atje dhe sikur fillojnë shkërmoqet retë, hapet një copë dhe bie një rreze mbi rrezen dhe unë isha me ata shokët e tjerë dhe u them: Ore, po e shoh vetëm unë apo është reale kjo? Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, fantastike.

pasur tundimin që të rrish në Amerikë, asnjëherë?

Luiz Ejlli: Jo, jo. për hir të së vërtetës jo. Thjesht kjo ishte, faza para se të hyja në ‘’Big Brother’’ e kisha ndarë mendjen që thashë, nuk mundem më. Më vinte, prap e them se njeriu, unë mund ta quaj si mesazh që mund ta jap për të gjithë, që për hir të së vërtetës, kur ia dola unë, të gjithë mund t’ia dalin. Qoftë ‘’Big Brother’’, qoftë në shkollë…

Kryeministri Edi Rama:  Jo se s’do fusim gjithë dynjanë në  “Big Brother”, larg qoftë.

Luiz Ejlli: Po vit për vit këtë punë kanë ato.

Kryeministri Edi Rama:  Jo more ti zotëri. Rëndësi ka që njeriu të mos dorëzohet kurrë edhe të provojë dhe atë që mund të duket si e paarritshme, por po nuk provove, është e sigurt, që nuk e arrin, apo jo?

Luiz Ejlli: Po, pa rrezikuar më mirë të themi. Se unë, për hir të së vërtetës, e di që kam rrezikuar shumë me mënyrën se e kam pasur thikë me dy presa që nga fillimi, sa kam hapur gojën, se kisha ndarë mendjen ta nisja ashtu, se ndryshe bërryla kishte dhe aty, nga konkurrentët flas dhe unë nuk isha i favorizuar.

Kryeministri Edi Rama:  Nuk më intereson kjo pjesë. Pjesa e asaj që ka të bëjë me zjarrin e brendshëm që ka të bëjë me zjarrin e brendshëm që ke për muzikën dhe për artin më intereson. Tani çfarë sheh ‘next’ në hapin tjetër? Se nuk besoj se do dalësh në pension si fitimtari i ‘’Big Brother”? Nuk ha mendja.

Luiz Ejlli: Çfarë ka lidhje?

Kryeministri Edi Rama:  E pra jo, ishalla.

Luiz Ejlli: Unë do vazhdoj ëndrrën që mu ndërpre, e ndërpreva vetë, nuk ma ndërpreu kush, me dëshirën time. Do vazhdoj aty ku e kam lënë. Do bëj këngë sa më shumë. Kam dhe projekte për filma që i kam marrë skenarët, filma, seriale. Një pjesë e tyre do të dalin deri në muajin tetor-nëntor.

Kryeministri Edi Rama:  Filma që ti bësh vetë apo që janë bërë?

Luiz Ejlli: Janë bërë. skenarët më janë dhënë dhe unë jam personazh kryesor. Janë komedi. Janë bërë si skenarë, janë gati, thjesht do fillojmë xhirimet.

Kryeministri Edi Rama:  Me kë? Apo nuk thuhet?

Luiz Ejlli: Surprizë. Nuk thuhet. Ti me një telefon e merr vesh, por tani s’ke mundësi ta dish.

Kryeministri Edi Rama:  Mbas gjithë atyre muajve pa asnjë vend për t’u fshehur, tani të takon të fshihesh gjithë kohës.

Luiz Ejlli: Jo, i fshehur jam. Më beso, kur isha brenda dy gjëra pyesja. Si më shohin jashtë, një, dhe pyetja e dytë sinqerisht i thosha, është ende Rama në pushtet? Nuk e kuptoj pse nuk ma thoshin. I thosha, çfarë ndikon kjo te loja ime, është Rama apo jo, për atë Zot i thosha. Vazhdon Rama në pushtet. Luiz, kujdes mikrofonin, thoshin. Ore, a vazhdon apo jo? Kujdes mikrofonin prapë. Po mirë ma thoni, i thoja.

Kryeministri Edi Rama:  Lere unë. Unë kam mbaruar punë me ngjyrën e flokëve.

Luiz Ejlli: Ke mbaruar, po ja shih ku je.

Kryeministri Edi Rama:  Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama:  Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Kryeministri Edi Rama:  Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama:  E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama:  Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X