Sunday, March 8, 2026
spot_img

Latest Posts

Detaje të reja që shtojnë dyshimet mbi raportin e Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit

Ditë më parë Era Istrefi u bë lajm për praninë në stadiumin e Napolit për të ndjekur nga afër lojën e Amir Rrahmanit.

Pastaj u pa se këngëtarja dhe futbollisti ndiqen nga njëri-tjetri në Instagram.

Deri këtu në rregull por detajet për të cilat do të flasim më poshtë shtojnë dyshimet se mes dyshes edhe mund të jetë duke ndodhur diçka.

Prive.al mëson se Era po pushon bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.

Dhe gjejeni pak çfarë?

Në po të njëjtin ishull e edhe hotel, këto ditë po pushon edhe kapiteni Rrahmani.

Ndonëse futbollisti nuk ka postuar asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë ‘zbuluar’.

Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion.

Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era & Amir.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X