Friday, September 20, 2024
spot_img

Refuzuan ta takonin në BBV se kishin frikë të linin shtëpinë vetëm, Donald Veshaj prezanton për herë të parë gjyshërit e tij

- Advertisement -..

Aktori Donald Veshaj ka prezantuar me ndjekësit e tij në Instagram me dy gjyshërit, të cilët refuzuan ta takojnë atë kur ishte ende pjesë e BBV.

Përmes disa postimeve në Instastory, Donaldi ka treguar se ndodhet me gjyshërit e tij, ku krahas disa fotove shkruan: “Me ju jam gjithmonë fëmijë.”

Më tej ai ka postuar edhe disa video për të qeshur ku aktori pyet gjyshërit e tij nëse duhet ta marrë diplomën apo të nisë një shkollë tjetër.

Biseda:

Donaldi: Atë diplomën ta marr apo ç’e dua?

Gjyshi: Çfarë diplome?

Donaldi: Diplomën e shkollës. Apo të nis një shkollë tjetër?

Gjyshi: Merre more. Ta kishe marrur… Po pse do ta lësh ore, budalla je ti?

Teksa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, Donaldi mori një mesazh nga gjyshërit e tij, të cilët nuk shkuan ta takonin në program.

“I dashur nipi jonë Donald, të përshëndesim nga Vlora gjyshërit Bajram dhe Lumturia te duam shumë me ty ndihemi krenarë,” tha gjyshi i Donaldit.

Pas përfundimit të mesazhit, moderatorja Arbana Osmani e pyeti Donaldit nëse e di se përse nuk erdhën ta takonin, Donaldi i përlotur u shpreh se ndoshta nuk kishin ardhur për shkak të emocioneve mirëpo moderatorja i tregoi se ata kishin një frikë tjetër.

“Jo, kishin hallë se mos i’u vidhnin shtëpinë…” tha Arbana.

“Në fakt Arban, kjo luftë që ata nuk vijnë tek ne, natën e vitit të ri në Tiranë, thonë kemi frik se na vjedhin shtëpinë….” tha Donaldi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X