Mendja njerëzore ka qenë gjithmonë dhe ende mbetet një mister, sidomos kur bëhet fjalë për kujtimet tona. Që prej momentit që vijmë në jetë, truri ynë vazhdimisht përpiqet të gjejë veten. Dhe natyrisht, shkencëtarët kanë kryer miliona testime dhe eksperimente për të zbuluar sekretet më të thella të mendjes njerëzore, por ende nuk e kanë zbuluar diçka të mirëfilltë.
Edhe pse rezultatet nuk kanë qenë tepër bindëse, shkencëtarët kanë zbuluar 5 fakte interesante të kujtesës njerëzore, të cilat askush nuk i ka ditur më parë.
1.Sa informacion mund të mbajë truri?
Në 2016, shkencëtarët ishin në gjendje të identifikonin që një neuron i trurit të miut mund të kodonte informacion në 26 mënyra të ndryshme. Dhe meqenëse neuronet e miut dhe njeriut janë pothuajse identike në strukturën e tyre, hulumtuesit arritën në përfundimin se truri ynë potencialisht mund të përshtatet me përqindje të larta të të informacionit. Le të themi vetëm se do të mund të shkarkoni të gjitha filmat dhe emisionet tuaja të preferuara njëqind herë dhe do të kishte ende hapësirë të lirë për hobin tuaj, çdo veprim që ju kryeni, punët e ndryshme dhe gjëra të tjera të panevojshme.
2.Kërmijtë mund të shkëmbejnë kujtime.
Hulumtimet e vitit të kaluar bënë një eksperiment interesant me kërmijtë e detit. Ndërsa përpiqeshintë kuptonin nëse ekziston kujtesa gjenetike, një ekip shkencëtarësh të Kalifornisë përsëriten disa herë mostrën A. Funksionoi! Ata morën ADN nga kërmilli A dhe e transplantuan atë në një kërmill B, i cili asnjëherë nuk është përdorur në eksperimente më parë. Kërmilli B i transmetoi kujtimet përmes ADN- së dhe zgjidhën pikëpyetjen e madhe. Po, kujtimet mund të transmetohen, por ende nuk e dimë si mund të ndodhë kjo tek njeriu.
3. A ka trajtim për Alzheimer?
Fatkeqësisht ende nuk ka shërim për këtë sëmundje, por në vitin 2015, një grup studiuesish australianë gjetën një mënyrë për të hequr ‘pllakat’ që ndërtojnë dhe bllokojnë funksionet e trurit. Pra, çfarë përmban ky trajtim? Ndryshe quhet “ultratingull terapeutik i fokusuar“, që do të thotë dërgon valë zanore me shpejtësi të lartë në tru, duke ndihmuar zgjerimin e barrierës midis gjakut në tru dhe qelizat që lirohen duke shkaktuar kështu Alzheimer.
4. Studim mbi kujtesën
Shkencëtarët kanadezë kryen një studim që përfshin 48 njerëz, gjysma e të cilave ishin rreth të 20-ave dhe gjysma tjetër rreth të 80-ave. Vullnetarëve iu dha një listë fjalësh që ata kishin për të mësuar përmendësh ose shkruar në fletë fjalët. Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit duhet të kujtonin sa më shumë fjalë që mundeshin. Njerëzit që vizualizuan dhe i shkruan fjalët, mundën të kujtonin të gjitha fjalët. Pra, kujtesa është më e fortë nëse e shkruan fjalën.
5. Matematika mund të traumatizojë mendjen tuaj
Çdo student e njeh këtë ndjenjë ankthi dhe pafuqie kur duhet të zgjidhin një ekuacion. Kjo quhet “trauma matematike” dhe është vërtetë një gjë e tillë, një traumë. Ballafaqimi me numrat nuk është gjë e vogël, sidomos në një një klasë. Rezulton se të gjitha presionet çojnë në frikë, e cila bllokon kujtesën tuaj. Kështu që herën tjetër që nuk dini si ta përdorni formulën, thjesht shkoni dhe pyesni mësuesin tuaj.