Prej kohësh është përfolur se Adi Krasta dhe Luiz Ejlli nuk ruajnë raporte të mira dhe ndonëse vet Luizi ka folur për këtë pjesë ne BBV ku ka treguar historin e sherrit me Adi Krasten.
Gjatë rrëfimit të tij, nuk kishte si të mos e prekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën ku edhe u shpall fitues i një edicioni.
Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi u pyet nga banorët nëse mori ndonjë çmim.
Ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.
Po ai vetë çfarë mori ai? Asgjë!
“Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari.
Një reagim në lidhje me deklaratën e Luizit nuk pati asnje reagim nga Adi Krasta.
Gjithashtu vite më parë në festivalin e RTSH-së ku Ejlli mori pjesë me një këngë, gjatë prezantimit Krasta nuk i përmendi emrin.
Por këtë gjë e ka bërë sërish, duke reaguar kur iu përmend emri.
Adi kishte të ftuar Eva Alikajn në programin e tij dhe teksa e pyeti për përvojën në Big Brother Vip Albania, ai e ndërpreu aktoren kur ajo tha emrin e Luizit.
Ai u fut mes bisedës duke i kërkuar mos të përmendë asnjë emër tjetër pasi pyetja ishte specifikisht për të.



