Tuesday, March 10, 2026
spot_img

Latest Posts

Prej vitesh të ndarë, Vin Veli flet për raportin që ka me Bora Zemanin

Bora Zemanin dhe Vin Veli, edhe pse të ndarë, një gjë do t’i bashkojë gjithë jetën, djali i tyre Arbori. Ata kanë ditur sesi të bashkëprindërojnë e të jenë aty në çdo moment për djalin e tyre.

Por, a është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim pasi kanë djalin të përbashkë.

Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”-tha ai për T7.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

“Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X