Luana Vjollca po sjell në Shqipëri një nga reality show-t më të ndjekur të momentit në botë.
Bëhet fjalë për “Love Island”, i cili vjen në ekranin shqiptar për herë të parë nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.
Teksa shikuesit e prisnin programin këtë verë, askush nuk e priste kaq shpejt.

Luana dhe Tv Klan kanë zbuluar se programi nis së transmetuari me 10 qershor, pra të shtunën që po vjen.
“Love Island” (Ishulli i dashurisë) është një program i suksesshëm me një grup konkurrentësh, që jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera. Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çdo banor që mbetet single, eleminohet. Konkurrentët mund të eleminohen edhe përmes votimit të publikut.



