Thursday, September 19, 2024
spot_img

“Më shumë se një bashkëpunim”/ Çfarë po ndodh mes Dua Lipës dhe Jack Harlow?

- Advertisement -..

Saweetie nuk është fiksimi i vetëm i Jack Harlow pasi këtij të fundit duket se i ‘ka rënë në kokë’ edhe për Dua Lipën.

Përpara publikimit të albumit të tij të ri, reperi i “First Class” ndau një video të shkurtër të një kënge në të cilën ai ‘ngacmon’ Dua Lipën. “Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim.” -repon ai në një fragment. Ai gjithashtu ka etiketuar këngëtaren e “Levitating” në videon e publikuar në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që Jack shpreh publikisht dashurinë e tij për yllin e popit. “Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet se kë ishte i emocionuar të shihte në Grammy muajin e kaluar. Ata gjithashtu së fundmi filluan të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Është e mundur që Dua të shfaqet në albumin e ri të Jack, ‘Come Home the Kids Miss You’, i cili do të publikohet të premten.

Pasi publikoi videon ai shkroi një status në Twitter: “Totalisht legjenda në albumin tim. Ndonjë ide??” Përgjigjet vërshuan nga fansat me supozime si SZA, J. Cole, Doja Cat, Lil Wayne dhe Nicki Minaj, megjithëse ai nuk ka konfirmuar asnjë prej tyre.

Në albumin e tij të fundit, 2020 ‘Thats What They All They Say’, Jack bashkëpunoi me DaBaby, Tory Lanez, Lil Wayne, Static Major, Bryson Tiller, EST Gee, Adam Levine, Chris Brown, Big Sean dhe Lil Baby. Doja Cat, Drake, Nicki Minaj, Ariana Grande, J. Cole, Kanye West dhe Lil Wayne janë ndër emrat që përfliten se do jenë pjesë e albumit të ri, por mbetet për tu parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X