Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin ndër banorët më të fortë në “BBV”, të cilët gjatë qëndrimit në këtë shtëpi krijuan një miqësi me njëri-tjetrin.
Por marrëdhënia e tyre shoqërore ndryshoi pas rihyrjes së Efit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E tashmë të gjithë po pyesin veten sesi është sot marrëdhënia mes Luizit dhe Efit?
A flasin pas përfundimit të reality show-t? Këtë na e zbuloi dje Efi, e cila postoi një video nga kënga e re e Luizit, si për të treguar mbështetje.
Efi i bëri “tag” Luizit e madje e shoqëroi me një emoji në formë zjarri, si për të thënë: Kënga ishte zjarr.




