Edhe pas mbarimit të Big Brother VIP, Jori Delli dhe Krist Aliaj e kanë ruajur ende raportin e tyre miqësor.
Teksa ishin të ftuar në “E diell”, në program u diskutua rreth thashethemeve se mes Kristit dhe Dea Mishel ka diçka më shumë se shoqëri por duket se kjo gjë po ndodh mes Jorit dhe ish-banorit.
Modelja ka habitur me deklaratën e saj u është shprehur se në fakt ish-finalisti ka tërheqje seksuale ndaj saj.
E teksa u vendosën përballë njëri-tjetrit, dyshja patën një përplasje:
Jori: Unë mendoj se ka një mungesë fizike shumë kohë. Uroj të gjesh një vajzë që të shfrysh i çik se…
Kristi: Ku e gjete këtë?
Jori: Ti lexoj sms?
Kristi: Nuk do flas me ty si diplomat, kemi kaluar 3 muaj bashkë, e kemi kaq konfidencë
Jori: Nga ana e Kristit ka terheqje seksuale…



