Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

“I joti përjetësisht”/ Partnerja e tij feston ditëlindjen, Blero i dedikon si asnjëherë më parë fjalët emocionuese

Këngëtari i njohur Blero Muharremi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se ka rigjetur sërish dashurinë.

Disa kohë më parë ai postoi në InstaStory një foto ku shfaqej me një vajzë bionde, identitetin e të cilës ende nuk e ka bërë publike.

Mirëpo sot është një ditë e veçantë për artistin, partnerja e tij e zemrës ka ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një video në InstaStory, ku në një pamje mjaft romantike shihen qartë duart e partneres së tij e cila po hap shampanjën, ndërsa krahas postimit këngëtari i ka dedikuar asaj një shkrim romantik duke e uruar atë për ditëlindje.

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam reh, i flas vetes ccdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të par.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoj. Njeriu kur është i drejt zoti nuk e  harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”, ka shkruar Blero.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X