Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Zbulohen edhe tre konkurrente të tjera të “Kepit të VIP-ave”!

Puna për nisjen e reality-t më të ri në Top Channel ka nisur pikërisht ditën e sotme, teksa stafi me në krye moderatoren Kiara Tito dhe autoren Olsa Muhameti ndodhen në Bodrum, në Turqi, ku do të zhvillohet edhe xhirimet. Ndërkohë ditët e fundit janë zbuluar edhe disa prej emrave pjesëmarrës në program, mes tyer ato të Ronaldo Sharkës, Gerti Koxhajt dhe Jori Dellit. 

Ndërkohë sot janë zbuluar edhe disa prej emrave të tjerë që mendohet se do të jenë konkurentë në këtë reality dhe mesa duket shumica prej ish-banorëve të “BBVIP” do të jenë edhe në “Kepin e VIP-ave”. Kështu, përvec 3 të sipër përmendurëve, edhe Keisi Meidini do të jetë pjesëmarrëse në Kep, ndërsa nga emrat që nuk kanë qenë në “Big Brother”, por do të jenë në programin e ri janë: Livia Brunga, konkurrente e Për’puthen dhe Erisa Haxhiun, Miss Prishtina 2020.

Sipas “IconStyle”, 3 vajzat do t’i bashkohen kastit, megjithatë pritet të ketë edhe më shumë emra që do të zbulohen ditët në vijim, po ashtu pritet të mësohet edhe data e nisjes së programit. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X