Saturday, March 28, 2026
spot_img

Latest Posts

Dy ikonat e muzikës Latine, Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë

Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti, duke garantuar një atmosferë elektrizuese. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në Tiranë.

I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle. Ndërsa Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjet edhe kryeministri Edi Rama, do të performojë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.

Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri. Autori i dhjetra hiteve botërore përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë.

E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X