Saturday, December 20, 2025
spot_img

Latest Posts

Rihanna këtë vit mori pjesë në Met Gala si një statujë, bëhet kryefjalë e ceremonisë edhe duke munguar

Kush tha që nuk mund të marrësh pjesë në “Met Gala” si statujë? Patjetër që mundesh, sidomos nëse je Rihanna…

Ndërkohë që ‘Bad Gal’ është shtatzënë dhe anashkaloi tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’, ajo bëri një paraqitje më të gjatë se të tjerët në muze … si një statujë. Të martën në mëngjes, Vogue ndau një video në Instagram që tregon këngëtaren e “Diamonds” të përjetësuar në mermer në Muzeun Metropolitan të Artit, me ndihmën e disa efekteve vizuale.

Statuja e ‘Eirene’ (Personifikimi i Paqes)’ është zakonisht perëndesha e mermerit e profilit më të lartë @themetmuseum në galeritë greko-romake,” shkruhej krah videos- “Por tani kemi @badgalriri, në kopertinën e Vogue të këtij muaji.” Në video, një version dixhital i një statuje të Rihannës qëndron në galerinë e muzeut, me të njëjtën pozë që bëri në kopertinën e revistës në maj 2022.

Duke qenë se Rihanna kishte veshur një kostume të kuqe Alaïa me dantella për kopertinën e saj të Vogue, statuja e këngëtares ishte e detajuar me të njëjtin model dantelle me lule.

Fansat e modës u zhgënjyen kur këngëtarja e “Umbrella” mungoi në ceremoninë e të hënës mbrëma, pasi ajo shquhet për stilin e saj.  Tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një Antologji e Modës” dhe Rihanna ishte një figurë e shumëpritur falë daljeve të saj të guximshme të fundit.

Duket se Rihanna nuk udhëtoi drejt New York për shkak se ndodhet në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe fluturimi nuk rekomandohet për gratë shtatzëna pas 36 javësh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X