Sunday, March 29, 2026
spot_img

Latest Posts

Do të bëhen prindër për herë të parë? Bad Bunny reagon pas lajmeve se Kendall Jenner është shtatzënë

Gjatë trailerit të episodit 4 të sezonit 3 të serialit ‘The Kardashians’, Kendall Jenner pyetet nga një prej producentëve se si po i shkon shtatzënia e saj. Në vend që t’i përgjigjet pyetjes, Jenner zgjedh të shmanget, duke i lënë shikuesit të dyshojnë se modelja është në pritje të ëmbël.

Por këtyre dyshimeve i dha fund, partneri i modeles, Bad Bunny gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Yahoo”. Këngëtari latin u shpreh se ishin thashetheme të pabazuara.

“Mendoj se kjo ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Eshte qesharake. Më trishton, dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë – jo për mua, por më shumë për njerëzit që përhapin thashetheme sepse është qesharake të shohësh se si flasin me siguri. Thua ‘Çfarë budallenjsh; ata nuk e kanë idenë për asgjë.’ Dhe qesh edhe ti. Mendon, “Vërtet, si është e mundur?” Por unë mendoj se ju mësoheni me të me kalimin e kohës. Nuk është hera e parë. Kur dikush është i ekspozuar ndaj famës dhe këtij mjedisi, tani kushdo mund të thotë çfarë të dojë për ty”, tha Bad Bunny.

“Por antidoti është të jesh i sigurt për atë se kush je dhe të shijosh jetën po aq sa unë. Sepse në fund të fundit, unë jam i vetmi që e di.”– përfundoi këngëtari.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X