Një nga hitet më të mëdha të Alban Ramosaj është kënga ‘’Theje’’, me të cilën artisti arriti pëlqyeshmëri dhe vlerësim të lartë.
Kjo këngë duket se ka thyer edhe kufijtë pasi ajo së fundmi është vjedhur nga një artist malazez.
Emel Fenca e ka përvetësuar atë këngë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Ktheu pas”.
Albanit nuk i ka pëlqyer aspak kjo dhe ka reaguar i frustruar në rrjetet sociale.
“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, shkroi Albani.





