Thursday, November 21, 2024
spot_img

U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, jep dorëheqjen Safet Gjici

- Advertisement -..

Para pak minutash ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, Safet Gjici i Kukësit.

Njoftimi është bërë pas publikimit të video skandalit ku u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij,

Gjici në reagimin e bërë në Facebook, shkruan se ka qenë një kurth i parapërgatitur nga kundërshtarët politikë.

Në fund, Gjici kërkon ndjesë, pas veprimit të kryer në zyrë me një vajzë të re, duke e cilësuar si një mendjelehtësi të pafalshme.

Gjici thotë se prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë, që u filmua në momente erotike.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mire”- shkruan Gjici.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X