Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Bebe Rexhës i ndodh incidenti i papritur në koncert. Këngëtarja goditet me telefon në fytyrë gjatë performancës së saj

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është përballur me një incident të papritur gjatë koncertit të saj.

Artistja është goditur me një telefon në fytyrë teksa performonte për fansat në Neë York të dielën. 33-vjeçarja po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit tregon yllin e hitit “Meant to be” e cila teksa po performonte para publikut, papritur një person nga turma i hedh telefonin, i cili e goditi atë drejtëperdrejtë në fytyrë.

Menjëherë pas atij momenti, Bebe u pa duke u kthyer me kurriz nga publiku duke vendosur duart në fytyrë dhe u ul në gjunjë, teksa stafi i saj ndërhyri menjëherë dhe nxituan për ta ndihmuar.

Artistja ka marrë direkt kujdesin e mjekëve duke i dhënë trajtimin e duhur pas incidentit të papritur. Pas publikimit të videos, komentet e fansave kanë qenë nga më të shumitit të cilët mbronin këngëtaren dhe dënonin ashpër veprimin e personit të pa identifikuar.

“Unë as nuk e dëgjoj Bebe Rexhën por ta lëndoni gjatë performanës sësaj duke i hedhur telefonin në fytyrë? Kini pak etikë”- shkroi dikush.

“Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të dashura dhe një nga njerëzit më pak problematik në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush duhet ta lënë të qetë”-shtoi një fans.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X