Thursday, December 26, 2024
spot_img

E konsideruar si ‘mbretëresha’ e Met Gala 2022, ja kuptimi i super fustanit të Blake Lively

- Advertisement -..

Blaka Lively ishte padyshim ‘Mbretëresha e Met Gala’ këtë vit duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.

Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin. Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.

Ylli i Hollywood-it shoqërohej nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, i veshur me një kostum Ralph Lauren prej kadifeje me një papion të bardhë. Megjithatë, ishte Blake ajo që vodhi shfaqjen.

Aktorja shpjegoi se ajo ishte frymëzuar nga arkitektura e qytetit të New Yorkut, duke përfshirë një referencë për “Empire State Building” dhe e pajisur me një kurorë Lorraine Schwartz, duke iu referuar Statujës. U tha gjithashtu se jeshilja, e cila u zbulua teksa ajo ecte në shkallët e Met, ishte “qëndisur me një hartë qiellore të frymëzuar nga 12 yjësitë e zodiakut që janë pikturuar në tavanin e Grand Central Station”.
Blake hyri menjëherë në trend në rrjetet sociale, me fansat që e uruan atë për ndjekjen e temës së këtij viti dhe veshjen pa të meta. Blake i ka kushtuar vëmendje çdo detaji duke dëshmuar dhe njëherë pse ajo konsiderohet një ikonë e modës.

 
 
 
 
 
 
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X