Marc Anthony dhe Nadia Ferreira janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Në postim ata tregojnë se foshnja ka lindur më 18 qershor, e cila është një ditë shumë e veçantë për Marc pasi është ‘Dita e Baballarëve’.
Marc dhe Nadia postuan një foto bardh e zi, ku dyshja shfaqen duke e mbajtur vogëlushin në duart e tyre.
“Koha e Zotit është gjithmonë perfekte. Gëzuar ditën e baballarëve”, -shkroi këngëtari krahas fotos, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth vogëlushit të porsalindur.
Nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, pasi ky detaj është mbajtur sekret që nga dita që çifti njoftuan se do të bëheshin prindër.
Për Nadia, ky është fëmija i saj i parë, ndërsa për Marcin kjo është hera e shtatë që bëhet baba .



