Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Katër muaj pasi konfirmuan romancën e tyre, Avril Lavigne dhe Tyga i japin fund lidhjes

Këngëtarët e njohur Avril Lavigne dhe Tyga ji kanë dhënë fund romancës së tyre, katër muaj pasi e bënë publike.

Artistja 38 vjeçare dhe reperi, 33 vjeç, u lidhën për herë të parë në shkurt pasi u fotografuan së bashku në Malibu. Dyshja thuhet se janë ndarë disa javë më parë, por kanë ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin. Sipas TMZ, zgjedhja e Avril dhe Tyga për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte një ‘vendim i ndërsjellë’ dhe nuk ka ‘luftë’ mes çiftit.

Dhe pse dyshja e treguan hapur romancën e tyre në publik dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, thuhet se gjërat mes tyre thjesht nuk kanë funksionuar. Ndarja vjen pasi Avril përfundoi datën e fundit të turneut të saj botëror ‘Love Sux’ muajin e kaluar.

Ndërsa Tyga, ka qenë gjithashtu i zënë, pasi thuhet se është duke punuar për të sjellë projekte të reja muzikore. Avril konfirmoi në mars lidhjen me Tyga, pas ndarjes së saj nga i ish i fejuari Mod Sun, me të cilin u fejua gjatë një udhëtimi në Paris të marsit 2022.

Avril Lavigne dhe Tyga më pas u shfaqën duke u puthur në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris. Këngëtarja është divorcuar më parë nga Chad Kroeger në vitin 2015 pas dy vitesh martesë, dhe para tij ka qenë e martuar me Deryck Ëhibley deri në vitin 2010.

Kurse Tyga i cili njihet dhe për romancën e tij disa vjeçare me Kylie Jenner që kur ajo ishte 16 vjeç – është baba i djalit 10-vjeçar King Cairo Stevenson nga lidhja e tij gati tre-vjeçare me ish të fejuarën Blac Chyna, e cila përfundoi në 2014.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X