Fifi dhe Adisi së bashku me të voglin e tyre kanë filluar pushimet e para si një familje e plotë.
Me një postim në rrjete sociale këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të veçanta partnerit të saj Adisit.
“Njeri qe m’bon me i perjetu krejt llojet e emocioneve njekohesisht je ti”- shkruan Fifi krahas fotos
Dyshja gjatë kësaj periudhe kanë shijuar ardhjen në jetë të djalit të tyre Theo Mal Patushi dhe shpesh herë kanë sjellë poza të veçanta për ndjekësit.




