Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

U sulmua në koncert, Bebe Rexha nuk ndal turin

Teksa po përformonte në një koncert në New York, Bebe Rexhës i ndodhi një e papritur.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore u godit në fytyrë me telefon nga një fans i saj, gjë që i shkaktoi lëndime serioze në sy.

Edhe pse me sy të nxirë dhe me fasho në vetull, ajo nuk ka ndaluar koncertet.

Sonte, Bebe do të përformojë në Philadelphia, dhe pavarësisht se është sulmuar dy ditë më parë, ajo planifikon të mos pushojë dhe të mos zhgënjejë fansat e saj.

“Edhe pse shfaqja përfundoi në një mënyrë të pafat, përsëri ishte një shfaqje e mahnitshme në qytetin tim. Faleminderit shumë New York. Ju dua. Turneu duhet të vazhdojë!!! Philadephia është e radhës! Në cilin koncert do vini?” ka shkruar ajo në Instagram.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X