Aktori i njohur John Goodman i la të gjithë ‘gojë hapur’ teksa u shfaq në festivalin e 62-të të “Monte-Carlo” në një formë mjaft të mirë teksa ecte në tapetin e kuq.
Ylli i “The Righteous Gemstones” thuhet se filloi të përqendrohej më shumë tek shëndeti i tij në vitin 2007, kur ndaloi së piri pijet alkoolike.
Ai i tha revistës People në vitin 2010 se kishte humbur 100 kilogramë pasi kishte hequr dorë nga alkooli, duke punësuar një trajner personal, Mackie Shilstone, i cili e ka ndihmuar për të hequr dorë nga sheqeri.
“Duhet shumë energji krijuese për të rënë në peshë dhe për të kuptuar se çfarë do të hani më pas … Doja ta jetoja jetën më mirë,” tha Goodman në atë kohë.

Gjashtë vjet më vonë, ai i tha Peter Travers: “Unë thjesht ndalova së ngrëni gjatë gjithë kohës”.
Ndërsa vazhdoi: Unë vetëm haja gjatë gjithë kohës. Më përpara bëja tre muaj dietë dhe humbisja rreth 60-70 kilogramë dhe më pas i rimerja kilet e humbura për një kohë shumë të shkurtër.Pastaj këtë herë doja ta bëja ngadalë, të lëvizja, të bëja ushtrime. Kisha arritur në një peshë ku nuk mund ta përballoja më të qëndroja as ulur. Dhe kjo më dha energji më shumë për të punuar dhe për tu dobësuar, ndoëse puna është shumë e lodhshme.”
Kujtojmë që Goodman gjithashtu shërbeu si president jurie këtë vit për festivalin televiziv ‘Monte-Carlo’.



