Modelja e njohur Georgina Rodrigues pas martesës me futbollistin Cristiano Ronaldo është shndërruar në një ndër femrat më të komentuara të showbizit.
Pavarësisht se ajo është martuar me Ronaldon, i cili është një ndër futbollistët më të njohur në botë, mesa duket modelja nuk ndjehet e lumtur.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Harper Bazaar Arabia”, ku ka zbuluar atë që i mungon diçka nga jeta e saj përpara se ajo të bëhej e njohur.
Ylli televiziv u shpreh se e ndjen mungesën e privatësisë, ku veprimet e saj dhe të fëmijëve të çiftit mos të vëzhgohen nga kamerat.
“Janë gjërat e vogla që mungojnë. Të jesh në gjendje të gjendje të ulesh në një stol në rrugë ose të shkosh në një park me fëmijët pa u vëzhguar nga kamerat.”- tha Georgina gjatë një interviste për ‘Harper Bazaar Arabia’.
Georgina dhe Ronaldo u njohën disa vite më parë dhe nga lidhja e tyre ata kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa futbollisti ka edhe 3 fëmijë nga lidhjet mëparshme.



