Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Bëri ‘namin’ në stadiumin ‘Air Albania’, Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata mbajti koncertin e saj madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”, që lidhet me faktin që ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dhjetëvjeçarë.

Elvana ka reaguar në mediat sociale pas koncertit duke rrëfyer emocionet e saj nga dashuria e marrë. Ajo shkruan se ia dedikon këtë koncert gruas shqiptare, por sidomos vajzave të vogla që sapo e kanë nisur këtë rrugëtim.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa.”-shkruan Elvana.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X