Monday, March 30, 2026
spot_img

Latest Posts

Fansja e ‘’çmendur’’ e Luizit bën tatuazh dedikuar atij

Viti 2023 padyshim është viti i Luiz Ejllit.

Këngëtari i njohur pati një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore dhe showbizin shqiptar pasi ishte distancuar prej vitesh.

Emri i tij momentalisht është ndër më të komentuarit dhe këngët e tij janë hitet e kësaj vere.

Pëlqimi ndaj tij ka shkuar deri aty se një fanse e ka përjetësuar në trup si dedikim për dashurinë ndaj tij.

Fjalia “A di si m’duki ju?” dhe fjala “Çapaçula” ishin ndër më të përdoruarat nga Luizi, e të cilat edhe fansja i ka bërë tatuazh në krahun e saj.

Këtë “dedikim” nga fansja, e ka bërë vetë të ditur Luizi në një postim të fundit në InstaStory sipër të cilës ka shkruar “pa fjalë”. Kujtojmë që edhe më parë Luizi tha se ka takuar një tjetër fans që ka bërë tatuazh portretin e tij.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X