Milioner i certifikuar!! Drake ka punuar në industrinë e argëtimit shumë kohë përpara se të bëhej një emër i njohur me muzikën e tij. Me kalimin e viteve, krijuesi i hitit “Nice For What” ka fituar një vlerë neto marramendëse prej 250 milionë dollarësh, sipas Celebrity Net Worth.
Karriera si aktor
Drake – emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham – u bë i njohur për herë të parë teksa luante në dramën kanadeze për adoleshentë, ‘Degrassi: The Next Generation’. 35 vjeçari ishte në mesin e kastit të shfaqjes. Ai u shfaq në dramën e preferuar të fansave si Jimmy Brooks nga viti 2001 deri në 2008.
Debutimi në muzikë
Pasi u largua nga ‘Degrassi: The Next Generation’, Drake e përqendroi vëmendjen e tij në karrierën e tij muzikore. Ai publikoi albumin e tij debutues, ‘Thank Me Later’, në 2010. Albumi u ngjit në vendin e parë në ‘Billboard Top 200’ dhe shiti 447,000 kopje në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së parë.
Pas suksesit të ‘Thank Me Later’, Drake vazhdoi të publikonte albume që u ngjitën në krye të listave. Albumet e tij të tjera përfshijnë ‘Take Care’ (2011), ‘Nothing Was the Same’ (2013), ‘Views’ (2016), ‘Scorpion’ (2018) dhe ‘Certified Lover Boy’ (2021).
Përveç publikimit të gjashtë albumeve, reperi ka mbajtur gjashtë turne solo për të promovuar muzikën e tij. Ai gjithashtu kreu katër turne me Young Money, Lil Wayne, Future dhe Migos. Muzika e Drake ka pasur sukses në top-listat, si dhe është vlerësuar nga kritikët. Ai ka qenë i nominuar për 47 çmime Grammy dhe ka marrë katër për ‘Albumin më të mirë Rap’ në 2013, ‘Performancën më të Mirë Rap/Sung’ në 2017 dhe ‘Këngën më të mirë rap’ në 2017 dhe 2019.