Vdekja e pesë pasagjerëve të nëndetëses turistike Titan ka tronditur anë e mbanë botën.
Teksa orët kaluan dhe kompania i shpalli të pestë pasagjerët të vdekur, përdoruesit e Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me serialin e njohur ‘The Simpsons”, i cili shpesh herë duket se ka parashikuar ngjarje të mëdha.
Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.
E teksa Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të humbasë ndjenjat për shkak të mungesës së oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital.



