Mikela Pupa prej javësh ka konfirmuar lidhjen e saj të re të dashurisë.
Ish-konkurrentja e njohur kēsaj radhe ka vendosur që jetën private ta mbajë sa më larg mediave dhe rrjeteve sociale duke mos zbuluar se kush është djaloshi që i mori zemrën.
Madje edhe festën e ditëlindjes pak ditë më parë, e bëri shumë private por aty nuk mungoi i dashuri i saj.
Ajo ka hedhur një foto nën përqafimin e tij por i ka fshehur fytyrën.
Megjithatë, atë e kanë gjetur ndjekësit.
Në TikTok po qarkullon fotografia e tij në të njëjtin vend dhe me të njëjtat rroba, indikatorë të fortë që bëhet fjalë për të njëjtin person.
Djaloshi që i ka marrë zemrën Mikelës është artist i tatuazheve, kaq dihet për momentin.




