Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Rihana jep dorëheqjen si CEO i ‘Savage X Fenty’, ja kujt ia dorëzoi postin këngëtarja

Këngëtarja e njohur Rihana  ka dhënë dorëheqjen si CEO i markës të brendshme “Savage X Fenty”.

Krijuesja e hitit “Umbrella” postin të cilin ajo e ka mbajtur që në themelimin e markës ia dorëzoi ish-CEO-s së “Anthropologie Group” Hillary Super, sipas DailyMail.

“Është bukur të shohësh vizionin tonë për ”Savage X Fenty” të ndikojë industrinë me një sukses kaq të madh gjatë pesë viteve të fundit”, tha Rihanna në një deklaratë, për Vogue Business.

Teksa ajo vazhdoi: “Ky është vetëm fillimi dhe ne do të vazhdojmë të zgjerohemi në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin. Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për të mirëpritur Hillary Super-in si CEO-në tonë të re. Ajo është një udhëheqëse e fortë dhe është e fokusuar në ngritjen e biznesit në një nivel edhe më të lartë.”

Hillary i bashkohet markës të veshjeve pas një eksperience disa vjeçare, pasi përveç punës së saj katërvjeçare si shefja ekzekutive në “Anthropologie Group”, ajo gjithashtu mbajti pozicione drejtuese në kompani të tjera të suksesshme si, “American Eagle”, “Guess”, “Gap” dhe “Old Navy”.

Rihanna do të vazhdojë të mbajë rolin e kryetares ekzekutive të kësaj marke, sipas Vogue Business.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X