Ndonëse Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ishin ‘armiq’ të betuar në lojë, pas ndaljes nga “Big Brother Vip” ata janë lidhur shumë me njëri-tjetrin.
Dyshja janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, të cilët kanë rolin e çiftit.
Ky film do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar.
Deri më tani është zbuluar se pjesë e kastit do të jetë blogerja, Sara Hoxha dhe aktorët si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi etj.
Mirëpo së fundmi faqja zyrtare e “Top Channel Films” ka zbuluar edhe tre personazhet e njohur që do luajnë një rol në film, të cilët ata janë Ish-banorja e “BBV” Deamichele Hoxha, Eni Shehu dhe Alekasander Grami.



