Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Enrique Iglesias refuzon të shkojë në dasmën e motrës, nuk do ta besoni cila është arsyeja

Motra e këngëtarit Enrique Iglesias, Tamara Falco do të martohet pas dy javësh. Mirëpo këngëtari e ka bërë të qartë se nuk do të jetë i pranishëm në ditën më të rëndësishme të motrës së tij dhe kjo për shkak të një fobie që ai ka.

Dasma është planifikuar të bëhet më 8 korrik në El Rincon, pallati i Markezit të Grinon, me rreth 200 persona, të ftuar përfshirë vëllezërit e motrat tyre.

Megjithatë, Enrique nuk do të jetë i pranishëm dhe fillimisht u aludua se ylli spanjoll kishte “përplasje me datat” për shkak të koncerteve të tij të ardhshme.

Mirëpo gazetarja Sandra Aladro nga ‘El programa de Ana Rosa’ duket se ka zbuluar arsyen e vërtetë.

“Enrique ka një fobi ndaj tubimeve shoqërore,” vuri në dukje Sandra Aladro .

“Ai nuk shkon kurrë në evente ku duhet të ulet në një tavolinë me 15 persona për tre orë. Ai nuk shkon në asgjë që nuk është intime dhe familjare, sepse nuk e duron dot, kjo e bën atë të ndihet i parehatshëm”.

Tamara e kupton fobinë e tij dhe nuk shqetësohet nga vendimi i tij për të mos qenë i pranishëm në dasmë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X