Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Elton John drejt fundit të karrierës së tij muzikore? Këngëtari jep njoftimin e papritur për fansat

Elton John dhuroi një performancë magjike në Glastonbury të dielën mbrëma në shfaqjen e tij e cila mund të jetë e fundit që ai jep në Britani.

Superylli u ngjit në skenën kryesore të festivalit të njohur i veshur me një kostum floriri dhe syzet e tij të kuqe.

“Oh wow. Nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja ndonjëherë në Glastonbury. Dhe ja ku jam,” tha John, gjatë fillimit të paraqitjes së tij të parë në Worthy Farm.

“Është një natë shumë e veçantë dhe emocionale për mua, sepse mund të jetë shfaqja ime e fundit në Angli dhe Britani të Madhe”.

Ai mirëpriti katër të ftuar gjatë shfaqjes së tij si këngëtarët: Jacob Lusk, Stephen Sanchez dhe Rina Saëayama. Brandon Floëers të grupit rock The Killers, me të cilin John performoi “Tiny Dancer”.

76-vjeçari është afër fundit të turneut të tij të fundit, nga i cili Glastonbury ishte shfaqja e fundit britanike.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni veshur me kostumet, syzet dhe veshjet tuaja”, i tha ai qindra fansave të pranishëm.

“Dua t’ju falënderoj gjithashtu për 52 vite dashuri dhe besnikëri të mahnitshme që më keni treguar. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe kam kaluar kohën më të mirë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X