Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Anesa Lipa sot feston ditëlindjen.
Në këtë ditë kaq speciale për të nuk kishte se si të mungonte urimi i artistes.
Ajo është kthyer pas në kohë duke postuar në Instagram disa foto kur ka qenë fëmijë së bashku me nënën e saj, teksa krahas tyre ka bërë një shkrim të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen mami!!! Mbrojtësja ime!!! Femra më magjepsëse që njoh! Të dua”, ka shkruar Dua.



