Aktori i njohur Pete Davidson është shtruar në një klinikë reabilitimi pasi ai po vuan nga çrregullimi i personalitetit dhe PTSD, sipas disa burimeve për Page Six.
Sipas burimit aktori i “Saturday Night Live” po trajtohet në Pensilvani në të njëjtën qendër reabilitimi me shokun e tij të ngushtë John Mulaney, i cili kërkoi ndihmë të tu shkëputur nga përdorimi i alkoolit dhe drogës.
“Pete shkon rregullisht në reabilitim për rregullim dhe për të marrë një ndihmë në përmirësimin mendor, kështu që kjo është ajo që po ndodh.”– tha një mik i aktorit.
Shtrimi në reabilitim i aktorit vjen disa javë pasi ai u detyrua ti kërkonte falje kryetarit të organiuzatës së kafshëve “PETA” për shkak të ofendimit që i kishte thënë.
Këtë muaj ai gjithashtu u akuzua për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pasi drejtimit të pakujdesshëm pasi përplasi makinën e tij me një shtëpi në Beverly Hills.
Një burim i afërt i tha Page Six: “Kushdo që e njeh Pete e di se ai gjithmonë do të ngrihet dhe do të marrë ndihmë kur e di se ka nevojë për të. Ai ka shumë njerëz që e duan dhe e mbështesin dhe që janë krenarë për të.”
Duke folur për diagnozën e tij, Davidson kohë më parë gjatë një interviste me aktoren Glenn Close për ‘Variety’ nër të tjera tha: “Unë u diagnostikova me BPD disa vite më parë, dhe gjithmonë isha kaq konfuz gjatë gjithë kohës, dhe thjesht mendova se diçka nuk shkonte dhe nuk e dija si të merresha me të.”
“Pastaj, kur dikush më në fund ju thotë, pesha e botës ndihet e hequr nga supet tuaja. Ndihesh shumë më mirë.”– tha Davidson.
Kujtojmë që Davidson përveç se u diagnostidikua me sëmundjen e Crohn-it dhe çrregullimin e personalitetit kufitar (BPD), ylli gjithashtu ka luftuar me përdorimin e drogës dhe ka qenë në rehabilitim dy herë më parë.



