Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Lë pas historinë me Dua Lipën, Anwar Hadid konfirmon romancën me modelen

Aktori dhe producenti i njohur, Anwar Hadid, duket se e ka lënë pas historinë e dashurisë me Dua Lipën. 24-vjeçari është fotografuar së fundmi dorë për dore me të dashurën e re, Sophia Piccirilli, duke shëtitur në Nju Jork.

Lë pas historinë me Dua Lipën, Anwar Hadid konfirmon

Sipas një burimi për “Page Six”, Hadid ka disa muaj që është në një romancë me Sophia.

Ky lajm vjen vetëm 3 muaj pasi këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, doli publikisht me të dashurin e saj 41-vjeçar, Romain Gavras.

Lë pas historinë me Dua Lipën, Anwar Hadid konfirmon

Rikujtojmë, se Hadid dhe 27-vjeçarja filluan të takoheshin në verën e vitit 2019. Ndërsa Anwar nuk ka qenë i lidhur me askënd tjetër që nga ndarja e tyre, Lipa u takua shkurtimisht me Trevor Noah dhe Jack Harlow përpara se të vazhdonte me Gavras.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X