Aktori i njohur i serialit “The Vampire Diaries” Ian Somerhalder dhe partnerja e tij Nikki Reed janë bërë prindër për herë të dytë.
Çifti ka sjellur në jetë një djalë, ndërsa lajmin e bukur e ka zbuluar vetë dyshja teksa publikuan në Instagram një foto të vogëlushit të tyre.
Ndërsa krahas postimeve bukuroshja ka bërë edhe një shkrim të veçatë: Disa javë më parë ne mirëpritëm djalin tonë në dhe ajo ishte një ndër ditët më të bukura të jetës sime. Linda në një shtëpi afër ujit dhe e rrethuar me kaq shumë dashuri, në një çast zemra ime u rrit. Siç e dini të gjithë që unë jam shumë e matur me mediat sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët dhe atë që zgjedh të tregoj në botë”.

Kujtojmë që çifit fillimisht janë njohur nga shoqëria e tyre e përbashkët dhe mbetën miq për disa vite derisa filluan një lidhje së bashku.
Ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2015, ndërsa në 2017 dyshja u bënë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën ata e quajtën Bodhi Soleil.



