Tuesday, March 31, 2026
spot_img

Latest Posts

Shakira publikon hitin e fundit, këngëtarja flet kësaj here për mosplotësimin e nevojave seksuale të Gerard Pique

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Manuel Turizo.

Titulli i saj quhet Copa Vacia ose në shqip ‘kupa bosh’, ndërsa fansat kanë aluduar se këtë këngë ajo ia ka kushtuar Gerard Pique.

Sipas ndjekësve të saj, hiti i fundit i artistes mund të jetë për mos përmbushjen e nevojave s*ksuale nga ish-partneri i saj.

Mirëpo zërat për një zhgënjim s*ksual të këngëtares nga futbollisti u bazuan tek vetë teksti i këngës, ku në një frazë ajo thotë: “Unë kam mbetur duke kërkuar më shumë duke mos dashur të pi nga një filxhan bosh.”

Kujtojmë që kjo është hera e parë që Shakira bën këngë për ish-partnerin, pasi që nga ndarja me Piquen të gjitha këngët e saj kanë folur për tradhtinë e këtij të fundit.

Teksti i këngës

“Nuk e di çfarë të bëj tjetër për të marrë më shumë nga ju”, nis teksti.

“Sepse ti nuk e do kur unë dua.”

“Je më i ftohtë se janari.”

“Unë kërkoj ngrohtësi dhe ti nuk më jepni asgjë përveç akullit.”

“Kam kohë që kam etje, nga ti nuk e di pse.”

“Unë kam mbetur duke kërkuar më shumë dhe duke mos dashur të pi nga një filxhan bosh.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X