E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna deklaroi se është konvertuar në myslimane.
“U konvertova në Islam. Ndodhi këtu, në xhaminë e Madridit, ata lexuan Kuranin. … Kjo është një ceremoni e vogël dhe intime. Unë qava si një vajzë. Unë jam shumë sentimentale”, citon Jordan Tikitakas.
“E kam hulumtuar shumë këtë fe dhe e kam gjetur të mrekullueshme. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe qaja. Kam lexuar gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë të konvertuar në Islam si unë. Një libër me të vërtetë i vlefshëm”.



