Një tjetër incident i ka ndodhur së fundmi këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, vetëm dy javë pasi ajo u godit në fytyrë nga nja një fans teksa po performonte në koncertin e saj ‘The Rooftop’ në Pier 17, të turneut “Best F’n Night Of My Life”.
Teksa krijuesja e hitit “I’m A Mess” po performonte këngët e saj në skenë në një moment ajo është detyruar që ta ndërpresë koncertin pasi një fanse nuk është ndjerë mirë.
Mesa duket vajza po kalonte një atak paniku, ndërsa Bebe iu ka kërkuar të gjithë të pranishmëve që të mbajnë qetësi teksa ka ka thënë që as ajo nuk do të këndojë derisa ajo të ndjehej më mirë.
Gjithashtu artistja i ka ardhur në ndihmë fanses duke iu kërkuar stafit të saj që ti sjellin ujë, teksa e ka pyetur nëse dëshiron të dalë jashtë për tu qetësuar dhe për të marrë ajër.



