Ish-banorja e “BBV”, Kiara Tito dhe ish-opinionistja e këtij reality show Zhaklin Lekatari nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Ndonëse “BBV” ka mbaruar ‘thumbat’ mes vajzave vazhdojnë akoma.
Ditën e djeshme moderatorja përmes një live në faqen e saj të Instagramit ka publikuar biznesin e saj më të ri të linjave të banjos.
E teksa shumë nga miqtë e saj e përkrahën disa të tjerë e ironizuan, ku ndër ta është edhe Zhaklina.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ndërsa krahas tyre ka shkruar: “Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Së shpejti në tregun shqiptar”.




