Nipi i aktorit të njohur Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez ka vdekur në moshën 19-vjeçare.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë nëna e Leandros përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa publikoi disa foto krah të birit, ajo bëri edhe një shkrim prekës, ku ndër të tjera tha: “Do të doja që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar”.
Mirëpo mesa duket familja e Robert De Niro kanë vendosur që mos ta bëjnë publike shkakun e vdekjes së Leandros.
Dena gjithashtu ka bërë një shkirm të gjatë mallëngjyes, ku ndër të tjera shkruan: “Ëngjëlli im i bukur. Te kam dashur qe ne momentin qe te ndjeva ne bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Do te doja te isha me ty. Nuk e di si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote.”
Kujtojmë që Leandro po ndiqte hapat e karrierës së nënës dhe gjyshit të tij, duke marrë role të vogla në filmat “A Star Is Born” dhe “CAbaret MAximme” dhe “Koleksionin” e 2005-sës.
Nëna e tij Drena u adoptua nga De Niro dhe mori mbiemrin e tij, pasi aktori u martua me nënën e saj, Diahnne Abbott, në vitin 1976.



