Disa javë më parë në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe partneri i saj Tyga i dhanë fund romancës së tyre katër mujore.
Mirëpo mesa duket kjo nuk i ka pengoi ish-çiftin që të shoqëroheshin në një tjetër festë në Las Vegas.
Këngëtarja e ‘Complicated’ dhe krijuesi i hiteve të ‘Rack City’ u afruan shumë me njëri-tjetrin në këtë festë, ndërsa ky takim i dyshes ka ndritur dyshimet e fansave se ata mund të të jenë lidhur sërish së bashku.
Ish-çifti u panë duke biseduar në një ndër tavolinat VIP, madje Tyga ia hedh krahun në qafë asaj.
Sipas burimeve gjatë gjithë festës dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.




