Ndonëse nuk është shumë e rë në moshë, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez cilësohet si një ndër femrat më të bukura në Hollywood.
Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Ditën e sotme ajo ka ndarë disa foto ‘hot’ me 248 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa në pak minuta mori me mijëra pëlqime dhe komente.
Ajo kishte veshur një një kostum banjo në ngjyrë të rozë, i cili vinte në pah format e saj magjepsëse trupore, ndërsa ishte e ulur në një shezllon duke marrë rreze diellore.

Këngëtarja e kombinoi pamjen e saj me një palë syze dhe vathët të cilët ia shtonin më shumë bukurinë krijueses së hitit “Ain’t Your Mama”.

Artistja e cila po shijon pushimet verore së bashku me fëmijët dhe partnerin e saj, Ben Afflex dukej mjaft e lumtur.



