Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

E njohur për zërin e “Mulan”, vdes në moshën 48-vjeçare aktorja e njohur

Këngëtarja dhe ylli i Disney, Coco Lee është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare .

Sipas një raportimi të BBC-së, ajo vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa motrat e gjetën në gjendje kome në shtëpi, pas një tentative për vetëvrasje.

Ajo thuhet se ka tentuar t’i japë fund jetës të dielën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin ku u transferua, Coco Lee nuk ia doli dhe dha frymën e fundit të mërkurën.

Ajo ka lindur në Hong Kong, por në moshë shumë të re u zhvendos në SHBA, ku filloi karrierën e saj.

Pasi publikoi albumin e saj të parë, ‘Mandarin’, ajo ia dha zërin heroinës së Disney-t ‘Mulan’ në filmin me të njëjtin emër, dhe performoi gjithashtu kolonën zanore të ‘Hidden Dragon’ në 2001.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X