Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Disa vite më parë ajo i dha fund lidhjes së saj disa vjeçare me reperin e njohur Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën.
Mirëpo Loredana ka rigjetur sërish dashurinë krah futbollistit gjerman Karim Adeyemi, ndërsa lajmin e ka konfirmuar së fundmi vetë ajo përmes disa postimeve në Instagram.
Lajmi bëri bujë jo vetëm në mediat shqiptare por edhe në ato të huaja.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë që nga konfirmimi i lajmit të bukur, së fundmi ka reaguar edhe vetë ish-partneri i reperes Mozzik përmes një postimi në Instagram.
Ai ka publikuar në InstaStory një foto të tijën para pasyrës dhe krahas saj ka shkruar: “Mirëmëngjes”.

Mesa duket ish-çifti kanë raporte të mira së bashku, pasi është vajza e tyre e cila i mban të lidhur akoma me njëri-tjetrin.



