Wednesday, April 1, 2026
spot_img

Latest Posts

Kiara Tito flet për rikthimin e saj si moderatore dhe arsyen përse hyri në ‘Big Brother VIP’

Pas suksesit që pati me pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP, Kiara Tito është rikthyer sërish në ekran si moderatore.

Ajo tashmë ka marrë drejtimin e reality shoë-t “Kepi VIP”-ave, duke shënuar kështu dhe rikthimin e saj në Top Channel.

Gjatë një intervistë ekskluzive për Edicionin Informativ, Tito zbuloi ndjesitë për këtë rikthim në shtëpinë e saj të parë mediatike. Ndër të tjera moderatorja tregoi dhe arsyen përse vendosi të merrte pjesë në BBV.

Sakaq, ajo zbuloi se pas përfundmit të “Kepit të VIP”-ave, do të vijë me një tjetër projekt të ri televiziv.

“Më emocionon dhe më bën të ndihem krenare për veten. Nuk është e thjeshtë sepse unë kam 10 vite që jam pjesë e ekranit dhe kam fantazuar gjithmonë që një ditë duke ngjitur shkallët, avash avash ashtu siç unë kam bërë, do të arrij në pikën që unë jam sot”, u shpreh Kiara.

Kujtojmë se në vitin 2015 Kiara Tito filloi karrierën televizive si prezantuese në Top Channel me programin Select. Sot ajo rikthehet aty ku e nisi rrugën e saj televizive. Po a ishte pjesëmarrja në Big Brother një arsye që Kiara të rikthehej edhe njëherë në Top Channel?

“Nuk ishte arsyeja kryesore që un hyra në Big Brother, po përveçse kisha dëshirë të sfidoja veten, kushdo nga ne, mos të gënjejmë ka dëshirë për një hap më shumë, për një katapultim në karrierë kështu që kjo ishte dhe ideja ime për të marr pjesë në Big Brother. Në këto momente është mirë që të punosh fortë, ta shfrytëzosh për veten tënde sepse gjithçka është kaluese”, tha ajo.

Po si e sheh ajo Olta Gixharin rivalen e Luizit në Big Brother por partneren e tij në filmin që pritet të vijë së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë”?

“Për këdo nga banorët që kanë sakrifikuar ato 4 muaj, se nuk është e thjeshtë si eksperiencë më bëhet qejfi që të kenë një arritje, një sukses sepse kushdo nga ata luftoi”, u shpreh Kiara.

Ndërkaq pas përfundimit të Kepit të Vipave, sezonin e ardhshëm Kiara Titon presim ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.

“Më është propozuar diçka, gjithmonë në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me se sbën”, tregoi moderatorja.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X