Aktori i njohur, Jamie Foxx është në gjendje të mirë shëndetësore pas kompikacionit mjekësor që ia pësoi disa javë më parë.
55-vjeçari u pa së fundmi duke buzëqeshur teksa lundronte me varkën e tij në lumin Çikago, teksa ishte së bashku me dy persona të tjerë, sipas një video të siguruar nga TMZ.
Ylli i “Ray” kishte veshur një kostum veror në ngjyrë të zezë, ndërsa ngriti njërën dorë lart duke përshëndetur fansat e tij.

Kjo ishte hera e parë që Foxx është parë në publik që nga shtrimi i tij në spital, megjithëse aktori akoma nuk ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Kujtojmë që Foxx me 12 Prill u shtrua në një spitali në Gjeorgji dhe lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij e madhe përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne donim të tregonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një komplikacion mjekësor dje. Për fat të mirë, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë po rikuperohet”, shkroi ajo në atë kohë.



